23:25 / 24.07.2020
Anglia cakton datën e fillimit të sezonit të ri
Ka mbetur ende edhe një javë për t’u luajtur, por në Angli kanë menduar që tani për sezonin e ardhshëm.
Premier League ka përcaktuar datën se kur do të fillojë edicioni 2020-2021. Data 12 shtator shënon edhe fillimin e sezonit të ri.
Kjo është vendosur nga vetë klubet e elitës angleze në takimin e sotëm që kanë mbajtur së bashku.
Ndeshjet e para do të luhen pa praninë e tifozëve, ndërsa duke nisur nga 1 tetori do të synohet rikthimi i tyre në stadiume duke respektuar masat e distancimit social.
Ndërkohë ndeshja e fundit do të luhet më datën 23 maj, kur është planifikuar të përfundojë sezoni i ardhshëm i Premier League.























