10:08 / 25.07.2020
Williamson kthehet në Orlando, i bashkohet skuadrës së Pelicans
Zion është kthyer në Orlando.
Ditë më parë, ylli i New Orleans Pelicans, Zion Williamson, kishte lënë skuadrën e Pelicans në Orlando, pasi kishte probleme familjare.
Mbrëmë skuadra e Pelicans ka njoftuar se basketbollisti është kthyer në Orlando, transmeton lajmi.net.
Zion është karantinuar përsëri me skuadrën e tij dhe do të jetë gati për ndeshjet e mbeturatë sezonit.
Kujtojmë se rikthimi i tij është ndihmë e madhe për skuadrën, pasi ai është lojtari kryesor i Pelicans.























