Lalana ndahet me Liverpoolin, ky është mesazhi i tij
BKT
Sport

Lalana ndahet me Liverpoolin, ky është mesazhi i tij

Adam Lalana është lojtari i parë i Liverpoolit që largohet para përfundimit të këtij sezoni.

32-vjeçari falënderoi të gjithë tifozët “e kuq”, stafin teknik dhe shokët e skuadrës për 6 vitet e bukura që kaloi në “Anfield”.

Lajmin e “divorcit” e dha vetë mesfushori në profilin e tij në “Instagram”.

“Asgjë tjetër përveçse dashurisë dhe vlerësimit në këto 6 vite. Faleminderit të gjithë njerëzve që bënë të ndihem si në shtëpi”, shkruan Lalana.

Lalana luajti gjithsej 178 ndeshje me Liverpoolin. Në 3 sezonet e fundit, ai aktivizohej nga Jurgen Klop si lojtar rezervist.