Valon Berisha të hënën fillon stërvitjet me ekipin e ri
BKT
Sport

Valon Berisha të hënën fillon stërvitjet me ekipin e ri

Më herët gjatë këtij muaji Reimsi zyrtarizoi nënshkrimin e reprezentuesit kosovar, Valon Berisha, nga Lazio.

27-vjeçari kaloi te klubi francez për 4.3 milionë euro, derisa gjatë pjesës së dytë edicionit të kaluar kishte qenë i huazuar te Fortuna Dusseldorfi.

Ai pritet që të hënën t’i fillojë stërvitjet me skuadrën e tij të re.

Kujtojmë se pjesë e Reimsit është edhe reprezentuesi tjetër kosovar, Arbër Zeneli.