Për një javë 42 vdekje, mbi një mijë të infektuar dhe 906 të shëruar
BKT
Lajme

Për një javë 42 vdekje, mbi një mijë të infektuar dhe 906 të shëruar

Nga e hëna e javës që po lëmë pas e deri më sot, 42 persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me koronavirus. Përgjatë një jave, janë shënuar 1 mijë e 352 raste të reja, ndërkaq janë shëruar 906 persona të infektuar me COVID-19.

3 mijë e 260 persona të dyshimtë për COVID-19 janë testuar gjatë javës që po lëmë pas. 

Nga këto mostra të marra nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, 1 mijë e 352 persona kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19. 

Gjatë kësaj jave, 42 persona kanë vdekur, si pasojë e infektimit me virusin COVID-19.

906 persona kanë arritur ta mposhtin betejën me koronavirusin, përgjatë një jave në vend. 

Ndërkohë, nga fillimi i pandemisë e deri më sot, në Kosovë janë testuar 34 mijë e 316 persona të dyshimtë me koronavirus. 

Nga këta, numri total i të infektuarve me COVID-19 në vend ka shkuar në 7 mijë e 137.

3 mijë e 874 persona janë shëruar, ndërkaq 177 kanë vdekur si pasojë e infektimit me koronavirus. 

Raste aktive me COVID-19 në Kosovë momentalisht janë 3 mijë e 86.


MË SHUME NGA Lajme