20:36 / 26.07.2020
Kurti kujton Zymberin: Drejtësinë ia kemi borxh Kosovës dhe policëve të saj
Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka përkujtuar policin e rënë në krye të detyrës, 9 vite më parë, Enver Zymberi.
Kurti tha se Zymberi është i paharrueshëm dhe se është shembulli më domethënës i policëve, të cilët janë të gatshëm të japin gjithçka, edhe jetën, për sigurinë e Kosovës e të qytetarëve të saj.
Kurti shtoi se gjatë këtyre 9 viteve, përpjekjet për drejtësi kanë qenë të pamjaftueshme, për të mos thënë se kanë munguar tërësisht.
Ai theksoi se Kosova ka nevojë për një qeveri që punon për ta shtrirë rendin e drejtësinë në gjithë vendin, e që atë drejtësi tha ai “ia kemi borxh Kosovës”.























