13:54 / 27.07.2020
Baines var këpucët në gozhdë, nuk pranon rinovimin me Everton!
Leighton Baines vendos ta mbyllë me futbollin e luajtur.
Mbrojtësi anglez mori vendimin për t’u tërhequr në moshën 35-vjeçare pas 13 vjetësh dhe plot 420 ndeshjesh me fanellën e Everton. Baines u fut si zëvendësues në minute e 70-të ndaj Bournemouth për të luajtur minutat e fundit me ekipin ku shkëlqeu edhe si kapiten. Dëshira e tij ishte për ta mbyllur karrierën këtë vit edhe pse drejtuesit i kishin ofruar rinovimin edhe për një sezon tjetër. Baines ka luajtur 30 ndeshje me fanellën e Anglisë duke shënuar 1 gol ndërsa do të mbahet mend për besnikërinë ndaj Everton duke refuzuar oferta të rëndësishme nga Bayern Munchen, Manchester United e Tottenham.























