18:09 / 27.07.2020
Nickayla Rivera emocionon me dedikimin ndaj motrës së ndjerë
Vdekja e aktores Naya Rivera ka tronditur botën e shoubizit.
Pas vdekjes së Naya Rivera javën e kaluar, shumë persona të lidhur me aktoren kanë ndarë postime ku kujtonin momentet më të lumtura me të.
Së fundmi edhe motra e të ndjerës ka ndarë një shkrim, në të cilin thotë se lidhja me të është e pafund.
“Motër, nuk kam fjalë të përshkruaj se sa shumë të dashuroj. Afër ose larg, marrëdhënia jonë është e përjetshme. E pathyeshme. Ne ishim komplet të njëjta”. “Nuk e kam menduar asnjëherë jetën pa ty, ende nuk mund ta imagjinoj. Bota ime është fundosur”, ka shkruar ajo.























