19:20 / 27.07.2020
Gashi zbulon këngët e albumit ‘1984’
Vetëm edhe pak ditë na ndajnë nga publikimi i albumit të ri të Gashit.
Gashi brenda 11 ditëve do ta lansoj albumin e tij të radhës, ‘1984’ dhe gjatë ditës ai zbuloi edhe këngët e këtij albumit.
Albumi përmban gjithsej 15 këngë, ku në mesin e tyre janë edhe disa bashkëpunime, të cilat kosovari ka vendosu t’i mbaj sekret ende.
Përndryshe, këtë të premte Gashi do ta publikoj këngën e parë nga albumi, ‘Lies’ pritet të lansohet në orët e para të 31 korrikut.
























