BIA kërkon të manipulojë serbë e shqiptarë kundër UÇK-së
BIA serbe përmes njerëzve të vet ka tentuar t’i manipulojë familjet serbe, por edhe ato shqiptare që, në këmbim të të hollave, të japin dëshmi të rrejshme për transplatim organesh nga pjesëtarët e UÇK-së.
Bazuar në informacione të organeve të Sigurisë së Kosovës, gjatë muajve maj dhe qershor të vitit 2009, në rajonin e Gjilanit, përkatësisht në Ranillukë, Cermjan, Pardesh e Graçanicë, kanë qëndruar dy serbë, që janë prezentuar si prokurorë të Prokurorisë serbe për krime lufte.
Sipas organeve të Sigurisë të Kosovës, këta persona shoqëroheshin nga një person, pjesëtar i Shërbimit Sekret serb, të cilët ishi takuar me familje serbe, pjesëtarët e të cilëve ishin të zhdukur ose të vrarë gjatë luftës në Kosaovë, të cilëve u kishin ofruar të holla në këmbim të dëshmive të rrejshme, kinse familjarëve të tyre u ishin hequr organe nga trupi i tyre për qëllime transplatimi nga UÇK.
Pjesëtarë të Sigurimit serb kishin targetuar edhe qytetarë shqiptarë.
Ata, më 2009, kishin targetuar një shqiptar nga komuna e Malishevës, i cili para luftës, në një aksident, kishte humbur njërën veshkë. Takimi kishte ndodhur në Prevallë të Prizrenit.
Pjesëtarët e Sigurimit serb ishin munduar ta bindin atë që të deklaronte se veshkën ia kanë hequr pjesëtarët e UÇK-së gjatë luftës, ku, për një dëshmi të tillë, ata i ofronin 70 mijë euro dhe benefite të tjera që ia garantonte shteti serb.
Ndërkaq në shtator të 2011-ës, në Tutin të Malit të Zi, dy pjesëtarë të strukturave të Sigurimit serb, janë takuar me 3 shqiptarë, të cilët ishin pjesëtarë të strukturave kriminale e që merreshin me kontrabandim me njerëz, kryesisht emigrantë.
Bazuar nga informatat e pjesëtarëve të Sigurisë së Kosovës, BIA serbe edhe nga këta persona kanë kërkuar që të dërgonin eshtra në Burrel të Shqipërisë.
Këta persona ishin takuar edhe një herë në Jagodinë të Serbisë, më 2012, ku kishin diskutuar për planin e projektuar më 2011.
Pjesëtarët e Sigurimit serbë, u kishin thënë këtyre personave që mbetjet mortore duheshin dërguar në Burrel te ashtuquajtur te “Shtëpia e verdhë”, Krumë- te "Tuneli", si dhe në Padesh, tek vedni i ashtuquajtur "Stalla e kuajve".RTKLive























