17:34 / 28.07.2020
Ritën e merr malli për koncerte, mërzitet që nuk mund të këndojë këtë vit
Rita ka shumë mall për koncertet.
Rita Ora si gjithë artistët e tjerë është detyruar t’i anulojë koncertet për shkak të pandemisë COVID-19.
Meqenëse është mësuar që gjatë gjithë kësaj kohe të jetë shumë aktive me performanca, ajo ndihet e pikëlluar.
Përmes një postimi, këngëtarja përmbledhi disa kujtime dhe tha se po i mungojnë koncertet, andaj ndihet e pikëlluar që nuk mund të këndojë këtë vit.
“Më mungojnë koncertet live shumë!! Të performoja dhe të ju shihja juve të gjithëve në koncertet e verës, gjithmonë ishte ndjenjë e mahnitshme! Ndihem keq që ne nuk mund të festojmë bashkë këtë vit!! Cili është kujtimi juaj i preferuar nga festivalet? ❤️❤️❤️”, ka shkruar ajo.























