Limaj: Kosovës po i bëhen padrejtësi, BE të përmbushë premtimin për vizat
BKT
Lajme

Limaj: Kosovës po i bëhen padrejtësi, BE të përmbushë premtimin për vizat

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se Kosovës i janë vendosur kritere tëpadrejta për vizat dhe se BE nuk po mbanë premtimin.

Ai ka folur kështu në "Debat" te RTK.

Limaj ka thënë se në Kosovë ende po shpërblehen me votë veprimet destruktive dhe sot zërat racionale e veprimet racionale ende nuk vlerësohen. Limaj thotë se nuk ka mundësi  të përmbyllet dialogu me Serbinë pa një konsensus të forcave politike.

“Agjenda e qartë dhe konsensusi gjërë i garantojnë Kosovës marrëveshje të mirë. Kjo mundëson tani edhe ratifikimin e marrëveshjes në Kuvend. Është skandaloze për një parti politike, e cila nuk është në shërbim të interesave të vendit, por pret që të gabojë forcat tjera politike. Është momenti i fundit për një reflektim dhe me kthy pozicionimin e vendit në raportin ndërkomëbtare ndryshe”, ka shtuar Limaj.

Kreu i Nismës thotë së shumë padrejtësi po i bëhën vendit, për shkak të gjendjes se polarizuar brenda nesh. “Sot tema kryesore do të duhej të ishte liberalizimi I vizave, e cila spo e mban premtimin. Serbia ka disa procese të papërfundune por nuk e ka penguar në rrugëtimin esaj. Ndërsa neve na u vendosen kritere të padrejta dhe përkundër përmbushjes së tyre ata s’po e mbajnë premtimin e tyre”, ka theksuar Limaj.


MË SHUME NGA Lajme