Dedaj: Nuk jam as hero, as shpëtimtar i UÇK-së
Jam i gatshëm t`i përgjigjem Gjykatës Speciale, por kam kërkuar që së pari të më përgjigjen se kush m’i kanë vrarë anëtarët e familjes sime, masaskrat në Kosovë, etj.
Kështu ka deklaruar, Gjergj Dedaj, ambasador i Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut, në emisionin Imazh të RTK-së
Tutje ai theskoi se Gjykata Speciale është një proces i padrejtë ndaj UÇK-së.
Ai më tej sqaroi se ka qenë i kontaktuar nga Prokuroria e Gjykatës Speciale.
“Isha i kontaktuar, jo, asgjë tjetër, e jam i gatshëm të përgjigjem dhe kërkoj që të zbardhen krimet në Kosovë, se, dihet, në Kosovë krime kanë bërë serbët”.
Tutje, Dedaj shtoi se e kanë pyetur nëse ka shqetësime, kërcënime, etj.
"Mund të jem dëshmitar, e jam i gatshëm të bëj dëshminë për luftën e pastër të UÇK-së, se UÇK nuk e ka vendin në Hagë, por kriminelët serbë, të cilët kanë vrarë civilë shqiptarë, kanë kryer dhunime, etj.”.
Më tej ai shtoi se "interesimi nga Gjykata Speciale ishte rasti i një incidenti në kohën e luftës në Kosovë, që për mua është tejet i padenjë dhe jo i drejtë".
“Në këtë kohë kam dhënë një intervistë për Zërin e Amerikës, që është bërë edhe objekt hetimi në Gjykatën Speciale. Unë në atë kohë isha nënkryetar i Kuvendit të Kosovës dhe kemi bërë inspektimin e situatës në vend, sepse ishte gjendje lufte, prandaj kam rolin e dëshmitarit.
Më tej Dedaj shprehu botëkuptimin e tij ndaj luftës së UÇK-së.
“UÇK ishte duke bërë luftë të drejtë, në të kundërtën nuk do të ishte mbështetur nga NATO. Eshtë johumane të barazohet krimi me viktimën”.RTKLive























