Gjilani përforcohet me portierin e njohur nga Shqipëria
Gjilani e ka transferuar portierin Enea Koliçi të mërkurën, në prag të ndeshjeve kualifikuese për pjesëmarrje në Ligën e Evropës.
Portieri nga Pogradeci ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me Gjilanin, e cila do ta mbajë atë në klub deri në verën e vitit 2022
“Gjilani ka arritur ti sigurojë shërbimet e portierit me përvojë të madhe, Enea Koliçi. Koliçi, prapa vetes ka mjaftë përvojë të madhe ku si futbollist kishte “sigurar” portat e shumë skuadrave nga Greqia dhe Shqipëria”, thuhet në njoftimin e Gjilanit.
Karrierën e tij si portier, Koliçi e nisi në Iraklis në Greqi, ku përpos skuadrës së lartcekur ai kishte bërë paraqitje edhe me disa ekipe tjera greke si ajo e Olympiacos Volos, kurse në Shqipëri, Koliçi, kishte luajtur për ekipet e Flamurtarit, Kukësit e Skënderbeut të Korçës, transmeton GE.
Prezantimi i futbollistit të ri të skuadrës kuqebardh në fanellën e Gjilanit, do të bëhet gjatë ditëve në vijim.























