22:19 / 30.07.2020
Ylli zbulon emrin e reperit, me të cilin bashkëpunoi për projektin e ri
Yll Limani po sjell projekt të ri muzikor.
Yll Limani ka kohë që ka paralajmëruar një projekt të ri, të cilin po e finalizon këto ditë.
Kënga e re e këtij artisti titullohet “Pate”, ndërsa do të vije e shoqëruar edhe me videoklip, i cili përmban ngjyra verore.
Përmes postimit të fundit, Ylli ka bërë të ditur se për këtë këngë ka bashkëpunuar me reperin e njohur, Lumi B.
“Tu e prit @lumib me ardh n’montazh #pate“, shkruan Ylli, i cili ende nuk e ka bërë të ditur datën e publikimit të këngës së re.























