09:09 / 31.07.2020
Xhamitë në Kosovë, po ruhen nga policia
Me vendim të Qeverisë së Kosovës dhe Bashkësisë Islame të Kosovës, sot nuk është falur Kurban Bajrami.
Vendimi është marrë si masë për mospërhapjen e mëtutjeshme të pandemisë COVID-19.
Por disa qytetarë mësynë xhamitë të premten në mëngjes, ku u pritën nga Policia dhe u kthyen pas.























