10:04 / 31.07.2020
Ambasadori Orlando uron për Kurban Bajram, apelon për masa antiCovid
Ambasadori italian në vendin tonë, Nicola Orlando, ka uruar besimtarët me rastin e Kurban Bajramit.
Orlando nuk ka harruar të apelojë edhe për respektimin e masave antiCovid.
“Të gjithë atyre që festojnë, Me Fat Kurban Bajrami! Me përkeqësimin e numrave me Covid, sot më shumë se kurrë kemi nevojë për frymë solidariteti: të vendosim maska të gjithë dhe të mbajmë distancën mes nesh si një akt mirësjelljeje dhe shumë i nevojshëm për më të dobëtit dhe më të ekspozuarit në mesin tonë”, shkroi Orlando në Twitter.
https://twitter.com/nicolaorlando/status/1289101051187138560























