Kampioni i botës me Gjermaninë tërhiqet papritur nga futbolli
Sharr Travel

Kampioni i botës me Gjermaninë tërhiqet papritur nga futbolli

Benedikt Howedes, kampion bote me Gjermaninë në vitin 2014, tërhiqet nga futbolli për arsye familjare. 

32-vjeçari mbylli marrëveshjen me Lokomotivën e Moskës me konsensus të dyanshëm muajin e kaluar, teksa kampionati rus ishte i pezulluar për shkak të pandemisë së Koronavirusit.

Howedes ka deklaruar gjatë një interviste për revistën gjermane “Der Spiegel” se tani, krejt papritur, po e ndien të parëndësisshëm futbollin. Mbrojtësi i rritur te Schalke, ka veshur edhe fanellën e Juventusit në sezonin 2017-18. Howedes u transferua në Rusia te Lokomotiva e Moskës në vitin 2018.