U fut për t’u larë, mbytet 30 vjeçari në lumin Vjosë
Sharr Travel

U fut për t’u larë, mbytet 30 vjeçari në lumin Vjosë

FIER- Një 30-vjeçar është mbytur në lumin Vjosë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 13:40 në fshatin Selishtë.

Viktima është A.B., 30 vjeç, banues në Gorishovë i cili është futur në lum për tu larë por nuk ka mundu të dal i gjallë.

Informacion paraprak:

Sot rreth orës 13:40, në fshatin Selishtë, duke u larë në lumin Vjosë, është mbytur shtetasi A.B., 30 vjeç, banues në Gorishovë. Policia dhe polumbarët po punojnë për gjetjen e trupit të 30-vjeçarit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /TCh/