Moti sot në Shqipëri, diell dhe ulje të lehtë të temperaturave
Sharr Travel

Moti sot në Shqipëri, diell dhe ulje të lehtë të temperaturave

Në Shqipëri moti sot do të jetë i alternuar nga kthjellime dhe vranësira të cilat do sjellin mot të kthjellët në të gjithë territorin.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 20ºC në 33ºC, në zonat e ulëta nga 25ºC në 39ºC dhe në zonat bregdetare nga 27°C në 39ºC.

Era do të fryejë në drejtim Veripërëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë.

Në Kosovë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira duke sjellë mot të kthjellët. Sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 18ºC deri në 32ºC dhe në zonat e ulëta nga 23ºC në 33ºC.