13:33 / 01.08.2020
Zemaj në 15:00 nga IKSHP jep të dhënat e fundit për COVID-19
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj pritet të mbajë sot në ora 15:00 konferencë për media
Konferenca do të mbahet para Klinikës Infektive në QKUK.
Në këtë konferencë publikohen edhe rezultatet ditore për COVID-19.
Në Kosovë dje janë konfirmuar 226 raste të reja me koronavirus, duke e çuar kështu në 8 mijë e 330 numrin e rasteve pozitive të regjistruara deri tani. Nga të gjitha rastet e konfirmuara deri më sot, 4 mijë e 578 prej tyre janë shëruar, derisa 227 të tjerë kanë humbur betejën me koronavirusin e ri. Numri i rasteve aktive në vend është 3 mijë e 525.























