Bryan Cranston tregon se ka qenë i prekur me COVID-19
Sharr Travel

Bryan Cranston tregon se ka qenë i prekur me COVID-19

Bryan Cranston deklaroi se ka kontraktuar dhe se tani është duke u shëruar nga COVID-19, ndërsa ka dhuruar plazmën e tij pasi përmban antitrupa.

Aktori më i njohur për interpretimin e Walter White në “Breaking Bad” të AMC e bëri njoftimin në një video të postuar në Instagram të enjten.

Cranston, 64 vjeçar, nuk tha saktësisht kur u infektua me coronavirusin, por tregoi se ishte në fillim të pandemisë.

 

Ai kishte simptoma të lehta, përfshirë një dhimbje koke, shtrëngim në gjoks dhe humbje të shijes e erës.

“Përshëndetje të gjithëve. Doja të njoftoja se kisha COVID-19 pak kohë më parë. Shumë me fat, simptoma të lehta”, tha Cranston para kamerës teksa u shfaq me maskë e syze dielli.

Bryan inçizoi veten brenda Qendrës së gjakut në Los Angeles duke bërë dhurimin e plazmës, i cili më tej tregon se kjo zgjati rreth një orë.

Ai pranoi të ishte ‘pak nervoz’ dhe ‘i trazuar’ para se të jepte plazmën. Videoja e paraqet atë duke biseduar me një staf të spitalit i cili shpjegon procesin.

Bryan Cranston (Foto: Rachel Murray/Getty Images for Netflix)

Aktori gjithashtu nxiti 2.5 milionë ndjekësit e tij në Instagram që ‘të mbajnë maskën, t’i pastrojnë duart dhe të qëndrojnë larg nga shoqëria’.

Cranston bashkohet me një numër të famshmëve që kanë zbuluar diagnozat e tyre pozitive për coronavirus.

Tom Hanks dhe Rita Wilson ishin çifti i parë i Hollywoodit që zbuluan se kishin rezultuar pozitivë, e që më pas dhuruan plazmën për hulumtime. 

Bryan Cranston (Foto: Kevin Winter/Getty Images)


MË SHUME NGA Magazina