Mustafa, Veseli e Ahmeti shprehin ngushëllime për vdekjen e nënës së Ramës
BKT
Lajme

Mustafa, Veseli e Ahmeti shprehin ngushëllime për vdekjen e nënës së Ramës

Me rastin e vdekjes së nënës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, e ka dërguar një telegram ngushëllimi. Mustafa ka thënë se humbja e nënës është një moment shumë i rëndë.

“Me dhimbje mora lajmin për ndarjen nga jeta të nënës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Humbja e nënës është një moment shumë i rëndë!

“Në emrin tim dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës i shpreh ngushëllimet më të sinqerta kryeministrit Rama, familjes dhe gjithë miqve. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!”, thuhet në këtë telegram ngushëllimi.

Për vdekjen e Anetës, ka ngushëlluar edhe kryetari i Partisë Demokratike e Kosovës, Kadri Veseli.

“Ngushëllimet më të thella Kryeminstrit Edi Rama për humbjen e nënës së tij të çmuar, Anetës. Dashuria për nënën është e pafundme, prandaj lutem që ta gjej forcën për ta përballuar një humbje kaq të rëndë e të pazëvendësueshme. Në këtë kohë pikëllimi, lutjet janë për të dhe familjen e tij”, ka thënë ai.

Kryetari i Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti tha se bashkëndjen me dhimbjen e kryeministrit Edi Rma dhe familjes së tij.

"Nëna është drita e shtëpisë" thotë gurra jonë popullore.

E vështirë për ta përballuar është humbja e nënës, sot bashkëndjej dhimbjen e Edit dhe të familjës për nënën, gjyshen e tyre, Aneta Rama. Ngushëllime më të afërmve, familjes, miqve e dashamirëve, u prehtë në paqë”, ka shkruar ai në rrjetin social facebook.


MË SHUME NGA Lajme