Gashi tregon arsyen pse e titulloi albumin e ri ‘1984’
Sharr Travel

Gashi tregon arsyen pse e titulloi albumin e ri ‘1984’

Reperi shqiptar gjatë javës së ardhshme publikon albumin e tij të ri.

Gashi ka përmbushur çdo fjalë të thënë në këngën ‘This my year’, reperi ka arritur të bëhet një nga emrat më të pëlqyer në arenën ndërkombëtare.

Ai gjatë javës së ardhshme pritet ta publikojë albumin e tij më të ri të cilin ka vendosur ta titulloj ‘1984’ për çka flet edhe në postimin e tij të fundit në Instagram.

Ai tregon arsyen pse vendosi ta titulloj kështu “Albumi im lansohet brenda 6 ditësh … Unë e titullova këtë album ‘1984’ sepse vuaj nga një ankth shumë i keq dhe e gjej veten në paqe kur jam në shtëpi duke shikuar filma të viteve ’80 ose duke dëgjuar muzikë të viteve ’80. Unë nuk jam një fëmijë i viteve ’80 diçka që më bën të ndjehem si një fëmijë. Doja të krijoja diçka që ishte magjike që do të më bënte të harroja të gjitha problemet e mia, kështu që krijova një album të quajtur ‘1984’.