Hoti ngushëllon Smajl Latifin për vdekjen e vëllait
BKT
Lajme

Hoti ngushëllon Smajl Latifin për vdekjen e vëllait

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti i ka shprehur ngushëllime kryetarit të Rahovecit, Smajl Latifi për vdekjen e vëllait.

Hoti me anë të një postimi në Facebook është shprehur i pikëlluar për këtë lajm.

Ndryshe, vëllai i kryetarit të Rahovecit ndërroi jetë pas komplikimeve që iu shfaqën në gjendjen shëndetësore pas infektimit me koronavirus.

Postimi i plotë:

I pikëlluar nga lajmi për ndarjen nga jeta të Adem Latifit, vëllait të kryetarit të komunës së Rahovecit, Smajl Latifit.
Në emrin tim dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të thella kryetarit Latifi, familjes dhe gjithë miqve për humbjen e njeriut të tyre të shtrenjtë.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!


MË SHUME NGA Lajme