Tovërlani vazhdon kontratën me Feronikelin

Tovërlani vazhdon kontratën me Feronikelin

Afrim Tovërlani e ka vazhduar kontratën në stolin e Feronikelit për të paktën edhe një vit tjetër, njofton klubi nga Drenasi.

Tovërlani u emërua trajner i Niklit në fillim të marsit, duke e zëvendësuar Agim Sopin e shkarkuar dhe kishte kontratë vetëm deri në përfundim të këtij sezoni.

Feronikeli e mbylli sezonin në pozitën e pestë në Ipko Superligë me 47 pikë nga 33 ndeshje.

Por klubi nga Drenasi ka vendosur t’ia vazhdojë atij kontratën për një sezon të plotë të paktën.

Tovërlani, i cili është ndër trajnerët më të trofeshëm në vend, tha se besimi që ia ka ofruar klubi e ka vazhduar kontratën.

“Arsyet pse e vazhdova kontratën janë të shumta por më e rëndësishmja është serioziteti dhe besimi të cilin ma kanë ofruar Kryetari dhe zyrtaret e klubit”, tha Tovërlani për uebsajtin e klubit.

“Pastaj kushtet e punës dhe mobilizimi për të krijuar një skuadre pretendonte për titull, kuptohet qe ndihem mirë dhe me angazhimin e të gjithave do të jemi aty ku dëshirojmë ne, tifozët e Niklit dhe gjithë qytetarët e Drenasit të cilit viteve të fundit janë mësuar më titujt e kupa, përfundoj Toverlani”, shtoi ai.