Aksident i rëndë në Tiranë, vetura përplas për vdekje 14-vjeçarin

Aksident i rëndë në Tiranë, vetura përplas për vdekje 14-vjeçarin

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Farkë pasditen e kësaj të diele.

Sipas informacioneve paraprake të dhëna nga policia, mjeti me drejtues shtetasin I.Z., ka aksidentuar biçiklistin e mitur me iniciale A. L, 14 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbuluar më tepër rreth rrethanave të ngjarjes, ndërkohë që drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 02.08.2020, rreth orës 17:00, në Farkë, mjeti me drejtues shtetasin I.Z., ka aksidentuar biçiklistin e mitur me iniciale A. L, 14 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Drejtuesi i mjetit u shoqerua në ambientet e Komisariatit Nr.1, për veprime të metejshme.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.