Protestojnë infermierët, kërkojnë dyfishim të pagesës për ndërrimin e natës
Sindikata e Infermierëve, Mamive dhe profesionistëve të tjerë shëndetësorë kanë protestuar para objektit të Qeverisë së Kosovës.
Ata kanë kërkuar dyfishim të pagesë për punën që bëjnë në ndërrimin e natës, ngase po paguhen vetëm 18 euro.
Sekretari i kësaj sindikate, Fitim Havolli, tha se kërkesat janë minimale, duke marrë për bazë punën që ata po bëjnë.
Havolli ka sqaruar se për ndërrim e natës po kërkojnë që të paguhen 36 euro.
Ai ka kërkuar nga Qeveria që të vlerësoj punën që po bëjnë në menaxhimin e pandemisë profesionistët shëndetësor, transmeton E.O.
“Qeveria ta kthej kokën nga kjo kategori. Kërkesat tona i kemi bërë të ditura në të gjitha institucionet”.
“Bëjmë thirrje Qeverisë të trajtohemi si prioritet ja sot ja kurrë ngase jemi vija e parë e frontit. Janë 800 të infektuar në vendin e punës”.























