Vdes nga koronavirusi në spital mjeku Anibal Byberi

Vdes nga koronavirusi në spital mjeku Anibal Byberi

Ndërron jetë një tjetër mjek nga Covid-19 në vend. Ditën e sotme ka vdekur si pasojë e koronavirusit mjeku pneumolog Anibal Byberaj.

Mjeku Byberaj, 52-vjeç, ka shkuar ditën e djeshme te “Senatoriumi” në gjendje të rëndë.

Ai është futur menjëherë në intubim, por nuk ka mundur të mbijetojë, transmeton oranews.

Byberaj nuk kas pasur asnjë sëmundje bashkëshoqëruese. 

Ndërkohë bashkëshortja e Byberajt ishte mjeke pediatre në Laprakë.

Byberaj ishte babai një vajze të vogël.

Mjeku kishte një karrierë të gjatë mbi 24-vjeçare ku ka shërbyer edhe si drejtor i spitalit rajonal Tropojë.