Durrës, vijon shembja e pallateve të dëmtuara nga tërmeti

Durrës, vijon shembja e pallateve të dëmtuara nga tërmeti

Në qytetin e Durrësit vijon shembja e pallateve të dëmtuara rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit.

Sot, nisi shembja e dy pallateve 5-katësh në lagjen nr.18, në një nga rrugët kryesore të qytetit, atë “Aleksandër Goga”, pas ekpertizave të thelluara të kryera nga Instituti i Ndërtimit.

Gjatë dy javëve të para të muajit gusht është njoftuar edhe shembja e 7 godinave të tjera të banimit nga IKMT.

Shembjet po kryhen në kuadër të procesit të rindërtimit. Ekspertizave të thelluara të Institutit të Ndërtimit, me kërkesën e Bashkisë dhe shqetësimin e banorëve, i janë nënshtruar 105 pallate për të përcaktuar nëse do të shemben apo do të riforcohen për periudhën në vazhdim, ndërsa familjet që banonin në to trajtohen me bonus qiraje. /TCh