Një tjetër viktimë nga covid, humb jetën 28-vjeçari nga Shkodra

Një tjetër viktimë nga covid, humb jetën 28-vjeçari nga Shkodra

Një 28 vjeçar nga Shkodra ka humbur jetën si pasojë e virusit covid 19.

Lajmin e kanë bërë të ditur kolegët e tij të OSHEE, të cilët kanë shprehur ngushëllimet.

“Virusi nuk njeh moshë, aq më tepër profesion… Padrejtësisht i mori jetën kolegut tonë, elektricistit 28-vjeçar, Anton Çuni. Me hidhërim të madh, të pikëlluar, i shprehim ngushëllime të sinqerta familjes, të afërme dhe miqve  u prehtë në paqe”, mesazhi i kolegëve.