Kushtrim Shabani i jep fund bashkëpunimit me Gjilanin

Kushtrim Shabani i jep fund bashkëpunimit me Gjilanin

Një tjetër futbollist është larguar nga skuadra e Gjilanit pas përfundimit të edicionit 2019/20.

Është ky Kushtrim Shabani, i cili sot ka konfirmuar ndarjen me bardhekuqtë, duke mos pritur fare ndeshjet në parakualifikimet e Europa League.

Shabani ka falënderuar të gjithë anëtarët e klubit dhe presidentin Florim Zuka për mbështetjen e vazhdueshme.

“Nga sot më nuk do të jem pjesë e SC Gjilanit!

Një sërë falenderimesh shkojnë per Presidentin, drejtorët, bashkelojtarët,stafin e klubit dhe tifozerine e klubit ultras Skifterat per perkrahjen.

Gjithashtu SC Gjilanit i deshiroj shumë suksese ne Arenen nderkombetare”, njoftoi Shabani.