Kurti shkruan për shkrimtarin e Drenicës që u masakrua me familje

Kurti shkruan për shkrimtarin e Drenicës që u masakrua me familje

Të bashkëngjitur me një fotografi me vajzën Teuta Elshani, Albin Kurti ka shkruar për masakrën në familjen e shkrimtarit Ymer Elshanit, i cili mbeti i vrarë bashkë me gruan dhe katër djemtë e tij.

Ish-kryeministri Albin Kurti me një fototgrafi nga takimi me Teuta Elshanin ka treguar se si në Poklek të Drenasit u vra nga forcat serbe babai i saj dhe e gjithë familja, ndërsa ajo shpëtoi, pasi ishte në Prishtinë ku kryente studimet. 

Shkrimi i plotë i Kurtit: 

Më 17 prill 1999, forcat serbe në masakrën e Poklekut të Vjetër vrasin shkrimtarin Ymer Elshani, bashkëshorten e tij Nafijen, katër djemtë Ardianin (25 vjeç), Miranin (20), Kujtimin (15) e Nderimin (10), si dhe kunatën e tij Shukrijen. Të nesërmen ia vrasin edhe nënën Nailen, motrën e heroit Fazli Greiçevci.

Teuta Elshani ka shpëtuar atë ditë sepse ishte studente e kimisë në Prishtinë. E mbijetuara e vetme e familjes nga Korrotica e Ulët e Drenasit, që prej 20 vjetësh, jeton në Atlanta të ShBA-ve. Ajo ka katër fëmijë: Ejonën, Erën, Miranën dhe Ardianin. Për çdo vit vjen në Kosovë nga dashuria për vendlindjen e me ngushëllimin e vetëm që gjyshja Naile në çastet e fundit të jetës së saj nuk kishte qenë në dijeni se një ditë më parë ia kanë vrarë djalin e katër nipat.

Nga shtëpia botuese “Meshari” dhe nën përkujdesjen e Teutës është botuar kompleti i veprave prej 11 vëllimesh (poezi e romane për fëmijë dhe tregime) i babait të saj, shkrimtarit tonë, Ymer Elshanit.

Image may contain: 2 people, people sitting and indoor

 

 

 


MË SHUME NGA Aktuale