Kosova në kohë pandemie qeveriset nga banesa e Hotit

Kosova në kohë pandemie qeveriset nga banesa e Hotit

Pasi Avdullah Hoti njoftoi se është prekur nga Covid-19, stafi i tij e disa prej ministrave janë izoluar.

Të hënën Zyra e Kryeministrit nuk nisi punën si zakonisht.

Madje edhe hyrje daljet në objektin qeveritar ishin më të rralla gjatë kësaj dite.

Pasi Avdullah Hoti njoftoi se është prekur nga Covid-19 ,stafi i tij e disa prej ministrave janë izoluar.

Madje zëvendësi i Hotit Driton Selmanaj e ministri Bujqësisë Besian Mustafa kanë thënë për T7 se edhe po presin rezultatet e testit për Covid 19 dhe se janë të vetizoluar.

Por zëvendësi i parë i Hotit, Besnik Tahiri ka thënë se është i gatshëm të punojë dhe se nuk ka pasur kontakte me Hotin, nofton Gazeta Express.

Ndërkohë, Qeveria ka lëshuar një komunikatë ku ka njoftuar se si do të arrijnë të punojnë gjatë kësaj kohe sa shefi i ekzekutivit nuk do të jetë aty.

Që Hoti nuk do të ndalë punën e tregoi edhe përmes një postimi në Facebook ku foli për rimëkëmbjen ekonomike e format e testimit për Covid 19.

Deri më tani, në kabinetin Qeveritar nuk ka pasur ndonjë të prekur me Covid 19.

I pari që është prekur është vetë kryeministri.


MË SHUME NGA Aktuale