David Beckham në bisedime për të realizuar një film rreth jetës së tij
BKT
Sport

David Beckham në bisedime për të realizuar një film rreth jetës së tij

David Beckham raportohet se është në bisedime me Netflix dhe Amazon për të prodhuar një film për jetën e tij. 

Filmi, i frymëzuar nga “The Last Dance” i basketbollistit Michael Jordan do të prodhohet nga kompania e ish-futbollistit anglez “Studio 99”, e cila u krijua vitin e kaluar.

Sipas të përditshmes britanike “The Sun”, filmi do të përqendrohet kryesisht në jetën e yllit 45-vjeçar pas karrierës në futboll, si dhe do të përfshijë gjithashtu dhe momente personale nga martesa e tij me Victoria Beckham, me të cilën ka katër fëmijë, shkruan abcnews.al.

“Filmi do të paraqesë përmbajtje të reja dhe pamjet arkivore. Do të bëhet fjalë për jetën e Davidit pas futbollit, veçanërisht krijimin e ekipit të tij të ri në Miami, por gjithashtu do të ketë përmbajtje personale. “, tha burimi për The Sun.

Pak muaj më parë, mediat e huaja raportuan se David ishte gjithashtu në bisedime me Netflix dhe BBC për të nisur një emision dedikuar gatimit. Një mik i tij tha se David është i apasionuar pas pjekjes dhe gjatë ditëve të izolimit në shtëpi, ka perfeksionuar recetat e nënës së tij.

Mesa duket 45-vjeçari ka zgjedhur të ndajë me të tjerët pasionin për gatimin përmes një shfaqjeje, frymëzuar nga miku i tij Gordon Ramsey, megjithatë ky lajm nuk është konfirmuar nga Beckham.