Gashi promovon në këtë mënyrë albumin e ri

Gashi promovon në këtë mënyrë albumin e ri

Gashi do e promovojë albumin e ri në mënyrë virtuale.

Reperi i njohur shqiptar, Gashi, do të performojë live këngët e albumit të tij të ri me titull “1984”.

Këtë gjë e konfirmoi përmes një postimi, ku tregoi se këngët e reja do t’i këndojë për fansat virtualisht të enjten.

“Të enjten do të performoj live albumin e ri!!! Për botën live në YouTube!”, ka shkruar Gashi në njoftimin e tij.

Ai do ta shfrytëzojë lidhjen direkte për të bashkëbiseduar me fansat si dhe për të publikuar edhe premierën e dokumentarit të tij.