Bullgaria përkrah Shqipërinë në luftimin e pasojave nga koronavirusi

Bullgaria përkrah Shqipërinë në luftimin e pasojave nga koronavirusi

Në ceremoni në qytetet Pogradec dhe Kukës ambasadori i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Bullgarisë në Shqipëri Momçill Rajçevski u dorëzoi kryetarëve të bashkive ndihmë falas humanitare për luftimin e pasojave të krizës me koronavirusin në Shqipëri.

Ndihma u sigurua me iniciativë të zëvendës kryeministres dhe ministre të punëve të jashtme Ekaterina Zaharieva dhe përmban pako individuale me ushqime të nevojës së parë dhe materiale higjiene për familjet e dobëta sociale dhe fëmijë të diagnostikuar me autizëm. Informacioni është nga sajti i Ministrisë së Punëve të Jashtme.     


MË SHUME NGA Mbarëshqiptare