Shpërthimi në Beirut, Shqipëria solidarizohet me familjet e viktimave

Shpërthimi në Beirut, Shqipëria solidarizohet me familjet e viktimave

​​​​​​​Pas shpërthimit të tmerrshëm të regjistruar pasditen e sotme (4 gusht) në Beirut ku kanë mbetur të vdekur dhjetra persona dhe mbi 3 mijë të plagosur, ka reaguar Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta.

Përmes një postimi në Facebook, Meta u ka shprehur solidaritetin familjeve të viktimave dhe personave të plagosur.

“Mendimet dhe lutjet e mia janë me familjet e viktimave dhe të lënduarit nga shpërthimi tragjik në Bejrut! Solidarizim me popullin e Libanit” – shkruan Meta në Facebook.

Edhe Kryeministri Rama ka shprehur solidarizimin me popullin e Beirutit pas shpërthimit vdekjeprurës, transmeton oranews.

“Çfarë lëndimi e trishtimi! Vdekje, plagosje, shkatërrim që le pa frymë e pa fjalë!Ngushëllime e solidaritet me popullin e Libanit” – shkruan Rama në Twitter.


MË SHUME NGA Mbarëshqiptare