11:25 / 05.08.2020
Moti i keq, bllokon një pjesë të aksit Gjirokastër-Kakavijë
Aksi Gjirokastër- Kakavijë është bllokuar pasi një plep është rrëzuar si pasojë e motit të keq.
Rruga aktualisht është me një sens kalimi ndërkohë që po punohet për të hapur komplet aksin.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat janë duke orientuar drejtuesit e mjeteve.























