Këngëtarja Zara Larsson anulon marrëveshjen me Huawei si reagim ndaj Kinës

Këngëtarja Zara Larsson anulon marrëveshjen me Huawei si reagim ndaj Kinës

Zara Larsson, duke reaguar ndaj politikave të Kinës për Turkistanin Lindor, ka anuluar marrëveshjen për reklama me kompaninë kineze të teknologjisë Huawei.

Këngëtarja e njohur suedeze Zara Larsson, duke reaguar ndaj politikave të Kinës për Turkistanin Lindor, ka anuluar marrëveshjen për reklama me kompaninë kineze të teknologjisë Huawei.

Larsson, për televizionin suedez TV4, foli rreth politikave të presionit të Kinës në Turkistanin Lindor dhe Hong Kong.

"Çdo kush e di se sa i mbroj unë të drejtat e njeriut. E dimë se Kina nuk është një vend i këndshëm. Për të mbajtur një qëndrim kundër politikave rreth Turkistanit Lindor, Hong Kongut dhe Tik Tok, i dhashë fund bashkëpunimit me Huawei", tha ajo.

Larsson, në vitin 2013 fitoi famë ndërkombëtare pasi bëri duet me DJ-n e njohur francez David Guetta.