Gjilani vazhdon kontratat me Gerhard Prognin dhe Fiton Hajdarin

Gjilani vazhdon kontratat me Gerhard Prognin dhe Fiton Hajdarin

Ndonëse u rendit vetëm në vendin e dytë të IPKO Superligës së Kosovës, skuadra e Gjilanit ishte më efektivja në sulm, pasi ishte ekipi që shënoi më shumë në 33 javë kampionat, plot 61 gola.

Pikërisht për këtë arsye drejtuesit e klubit vendosën që punën për ndërtimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm ta nisin pikërisht nga konfirmimi i futbollistëve të repartit të avancuar.

Kështu ditën e sotme u arrit marrëveshja për zgjatjen edhe me një tjetër sezon të Gerhard Prognit dhe me dy sezone të futbollistit tjetër Fiton Hajdari, të cilët konfirmohen bashkë me dyshen Busic-Razak, kontrata e të cilëve përfundon verën e ardhshme.

Në këtë mënyrë trajneri Mezani do të mund të mbështetet te “bomberat” e tij për ndeshjet para-eliminatore të Europa Leagues, por edhe për sezonin e ri të kampionatit dhe tani skuadra po punon në merkato për të përforcuar edhe repartet e tjera.