Moti sot në Shqipëri, sërish i paqëndrueshëm

Moti sot në Shqipëri, sërish i paqëndrueshëm

Edhe sot pritet mot i paqëndrueshëm në  Shqipëri. Dita nis me mot të kthjellët dhe alternime vranësirash të cilat herë pas here do të sjellin reshje të izoluara dhe mesatare, gjatë pjesës së dytë të ditës. Në disa qytete nuk përjashtohet mundësia për reshje në formën e shtrëngatave.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 19º në 28ºC, në zonat e ulëta nga 24ºC në 32ºC dhe në zonat bregdetare nga 26°C në 33ºC.

Era do të fryejë në drejtim Veripërëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 2-3 ballë.