Lukaku makineri golash, e barazon rekordin e Eto’os

Lukaku makineri golash, e barazon rekordin e Eto’os

Inter siguroi mbrëmjen e djeshme çerekfinalet e Europa League, ku të besuarit e Antonio Contes kaluan 2-0 spanjollët e Getafes.

Për zikaltrit shënuan Romelu Lukaku dhe Christian Eriksen dhe tashmë ato presin shortin për të parë rivalin e radhës.

Meritat tek goli i parë i ka të gjitha Lukaku, i cili e tregoi dhe një herë se është në një formë të shkëlqyer. Madje me golin e shënuar ai arriti në kuotën e 30 golave në këtë sezon në të gjithë kompeticionet.

Një sulmues i tillë kishte vite që i mungonte Interit që nga koha e Samuel Eto’o. Kamerunasi arriti të shënonte plot 30 gola në sezonin kur ata fituan tripletën e famshme dhe tashmë është Lukaku që e barazoi rekordin e tij. Madje belgu ka të paktën dhe një ndeshje në dizpocion për ta kaluar kuotën e 30 golave brenda një sezoni.