Florian Kamberi nënshkruan me skuadrën e re

Florian Kamberi nënshkruan me skuadrën e re

Sulmuesi shqiptar Florian Kamberi i është bashkuar klubit nënkampion të Zvicrës në futboll St. Gallen nga klubi skocez Hibernian.

Transferimin e Kamberit e ka bërë të ditur St. Galleni në faqen zyrtare. 25-vjeçari ka firmosur kontratë trivjeçare me St.Gallenin.

Shuma e dëmshpërblimit nuk është bërë e ditur, por Hibernians ka njoftuar se do të ketë një përqindje nga transferimi i ardhshëm i tij.

Kamberi së fundi ka pranuar ftesën për të luajtur për Shqipërinë.