Anëtarja e KPM-së: Për të transmetuar në Kosovë licenca merret nga KPM

Anëtarja e KPM-së: Për të transmetuar në Kosovë licenca merret nga KPM

Violeta Hyseni Kelmendi nga Komisioni i Pavarur i Mediave ka thënë se KPM nuk e ka licencuar një televizion të një subjekti politik. Ajo ka reaguar kështu pas raportimeve se Lëvizja Vetëvendosje ka hapur televizon.

Reagimi i plotë:

Sa për sqarim, për të transmetuar në Kosovë duhet të merret licencë nga Komisioni i Pavarur i Mediave.

Ligji për KPM, neni 23, paragrafi 3 sqaron se licenca nuk i lëshohet partisë politike, bashkësisë fetare, grupit ose organizatës e cila menaxhohet nga individi i cili mban post të zgjedhur ose është anëtar i një organi ekzekutiv të një partie politike.

Si anëtare e Komisionit të Pavarur të Mediave, mund ta konfirmoj se KPM nuk e ka licencuar një televizion të tillë.