Rasti në Karaçevë, Hoti: Nuk duhet dhënë deklarata pompoze pa informacione

Rasti në Karaçevë, Hoti: Nuk duhet dhënë deklarata pompoze pa informacione

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se lidhur me ngjarjen e djeshme, sot ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, është takuar me Komandantin e KFOR-it, Gjeneralin Risi.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Hoti ka bërë të ditur se ka qenë në komunikim edhe me kryetarin e Kamenicës, Qendron Kastrati, me të cilin së shpejti do t’i vizitojnë qytetarët në ato fshatra.

“Siguria në Kosovë nuk mund të rrezikohet nga askush. Nuk ka vend për panik, dhe as nevojë për deklarata pompoze e defilime në vendngjarje, pa pasur idenë se si ka ndodhur ngjarja”.

“Kufijtë e Republikës së Kosovës janë të sigurt dhe të njohur ndërkombëtarisht nga pjesa më e fuqishme dhe demokratike e botës”.

“Në ditët në vijim do të merren veprime konkrete nga institucionet e sigurisë së Kosovës, në koordinim me mekanizmat ndërkombëtarë të sigurisë, përfshirë këtu patrullimet e përbashkëta me KFOR-in”.

“Dëshiroj të falënderoj Gjeneralin Risi për bashkëpunimin e ngushtë në vazhdimësi”.


MË SHUME NGA Aktuale