Drita mposht Inter Escaldes, kalon në finalen e raundit preliminar

Drita mposht Inter Escaldes, kalon në finalen e raundit preliminar

Drita ka arritur të triufmojë në ndeshjen e parë të turneut paraeliminator për në Ligën e Kampionëve ndaj kampionit të Andorës Inter Escalde.

Gjilanasit kanë arritur fitore në këtë ndeshje me rezultat 2:1, përcjellë KosovaPress.

Për kampionin e Kosovës në këtë ndeshje golat i shënuan, Xhevdet Shabani dhe Hamdi Namani, ndërsa golin e vetëm për skuadrën nga Androa e shënoi Garcia.

Në ndeshjen finale të këti turneut, Drita do të ndeshet me kampionin e Irlandës Veriore, Lienfield.