FMSHE organizoi fushatë sensibilizuese e për Covid-19

FMSHE organizoi fushatë sensibilizuese e për Covid-19

Federata e Mjekeve shqiptare në Evropë ka filluar me sukses fushatën për sensibilizimin i popullatës në Braunschweig-Gjermani lidhur me pandeminë SARS CoV2, duke ju bërë me dije se respektimi masave për COVID-19 nga ta është në te mirën e shëndetit te të gjithëve dhe në të njëjtën kohë mundëson uljen e numrit e të infektuarve dhe atyre që po e humbin betejën me SARS CoV2.

Kjo ishte edhe një mundësi e mirë për të promovuar dy shtetet shqiptare, Shqipërinë dhe Kosovën në rrugën e integrimin sa më të shpejt të tyre ne familjen e madhe në Bashkimin Evropian, tha kryetarja e AMFE dr. Elona Haubrich

Federata e Mjekëve shqiptar në Evropë do të vazhdoj aktivitetet e saj në sensibilizimin e popullatës edhe në qytetet tjera të Gjermanisë lidhur me koronavirusin SARS Cov2.