Haradinaj kujton heroin Bekim Berisha dhe të tjerët: Luftëtarë të pashoqë

Haradinaj kujton heroin Bekim Berisha dhe të tjerët: Luftëtarë të pashoqë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar sot heronjtë Bekim Berisha-Abeja, Bedri Shalën, Elton Zherka, Përmet Vula, Bashkim Leku dhe Jusuf Kelmendi.

Haradinaj në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se ishin luftëtarë të pashoqë, trima e atdhetarë.

Lexoni të plotë postimin:

Në 22-vjetorin e rënies, sot kujtojmë heronjtë Bekim Berisha-Abeja, Bedri Shalën, Elton Zherka, Përmet Vula, Bashkim Leku dhe Jusuf Kelmendi. Luftëtarë të pashoq, trima e atdhetarë të cilët para jetës së tyre e kishin lirinë e popullit të shtypur, e në rastin e Abejës edhe përtej Kosovës.

Heroizmi i luftëtarëve të lirisë është materia që formëson brezat e rinj, frymëzimi ynë në çdo moment të angazhimeve për një Atdhe siç ata e ëndërruan.

Lavdi jetës dhe veprës së Bekimit, Bedriut, Eltonit, Përmetit, Bashkimit dhe Jusufit! 

 

 

 


MË SHUME NGA Aktuale