Inter ofron 15 milionë euro për mbrojtësin anglez

Inter ofron 15 milionë euro për mbrojtësin anglez

Çmimi i lartë i kartonit të mbrojtësit serb të Fiorentinës Nikola Milenkovic, ka bërë që Interi të ndërrojë objektiv për mbrojtjen dhe të nisë negociatat me Manchester United për anglezin Chris Smalling.

Mbrojtësi 30-vjeçar është rikthyer në Manchester pas një huazimi një vjeçar te skuadra e Romës, por nuk bën pjesë në planet e trajnerit Ole Gunnar Solskjaer dhe bashkë me drejtuesit po punon për të gjetur një tjetër sistemim.

Pikërisht nga kjo dëshiron të përfitojë Interi, me zikaltrit që kanë marrëdhënie shumë të mira me “djajtë e kuq” pasi gjatë vitit të fundit janë ulur shpesh në tavolinë për të konkretizuar shitjen e Romelu Lukakut dhe Alexis Sanchez.

Manchester United kërkon rreth 25 milionë euro për kartonin e Smalling dhe Interi nuk ka ndërmend të shkojë përtej 15 milionëve, ndaj rol vendimtar pritet të luajë edhe dëshira e vetë futbollistit, që do të rikthehej me kënaqësi në kampionatin italian.

Mbrojtësi ka eksperiencë të madhe në arenën ndërkombëtare, ADN fituesi dhe shumë uri për të bërë mirë ,cilësi këto për të cilat edhe Conte duket se e vlerëson maksimalisht, ndërsa në favor të Smalling janë edhe përshtatja mjaft e mirë si në mbrojtjen me 4 ashtu edhe atë me 3.